Sport

Pastruesi i makinës ia shkatërron Ferrarin 300 mijë euro futbollistit të njohur

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 11 January 2021

Një punonjës i një autolarje i shkatërroi Ferranin, portierit të njohur, Frederico Marchetti, i cili është aktualisht pjesë e Genoas.

37-vjeçarim, thirri një pastrues që të merrte makinën e tij dhe shkoi në stërvitje, duke pritur që t’ia kthenin të pastruar. Por ky i fundit u tregua i pakujdesshëm duke e përplasur Ferrarin 812 Superfast të Marchettit, me vlerë 300 mijë euro, me disa makina të parkuara anash rrugës.

Për fat të mirë, në këtë aksident nuk pati të lënduar, teksa automjeti luksoz i gardianit të Genoas u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme.

-Advertisement-

Ferrarin italiani e kishte blerë kur ishte pjesë e Lazios. Bëhet fjalë për një makinë të jashtëzakonshme e cila shkon nga 0 në 100 kilometra në orë në vetëm 2,9 sekonda.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera