Lajme

Pasojat e tërmetit të sotshëm në Turqi, rruga ndahet në dysh në Hataji

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 20 February 2023

Pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, disa rrugë u ndanë në dysh në Hatay.

Mediat turke raportojnë se rruga që të çonte në spitalin shtetëror dhe stadiumin ishte e ndarë në mes, ndërsa ambulancat në pamundësi për të përdorur rrugën u desh të provonin rrugë të tjera kalimi.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të dy javëve më parë  kanë shkaktuar dëme të mëdha.

-Advertisement-

Ndërkohë një paralajmërim kritik është lëshuar për banorët pas tërmeteve 6.4 dhe 5.8 në Hatay.

Në një deklaratë të AFAD thuhet se është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare për të parandaluar rrezikun e rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera