Lajme

Pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 10 March 2022

Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars.

-Advertisement-

  1. Kjo fotografi, e nxjerrë nga një video e publikuar nga Këshilli i Qytetit të Mariupolit, shfaq pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes, më 9 mars.

2. Punonjës të shërbimit të urgjencës dhe vullnetarë duke bartur një grua të lënduar shtatzënë, pas bombardimit rus të spitalit të lindjes në Mariupiol, më 9 mars. 

3. Një grua duke qëndruar para spitalit të lindjes, që u sulmua nga avionët rusë, në Mariupol, më 9 mars.

4. Një burrë shihet i përgjakur pas bombardimeve ruse në Mariupol, më 9 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera