Fokus

Pasiguria në KEK: Tre punëtorë humbën jetën brenda pak javësh

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 20 August 2026

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, tre punëtorë kanë humbur jetën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kushtet e punës në këtë ndërmarrje publike.

Rasti i fundit tragjik që ndodhi sot është vdekja e Arbenit Ahmetit, i cili humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë për faktin se vetëm tri ditë më parë, KEK-u kishte humbur një tjetër punëtor.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për teknikun Haxhi Gojnovci, i cili po ashtu humbi jetën në vendin e punës.

Por këto nuk janë dy rastet e vetme.

Vetëm rreth një muaj më parë, në Korporatën Energjetike të Kosovës kishte humbur jetën edhe punëtori Milazim Binaku.

Kështu, brenda vetëm pak javësh, bilanci në njërën prej ndërmarrjeve më të mëdha publike në Kosovë ka arritur në tre punëtorë të vdekur.

Dy prej rasteve madje janë shënuar në një interval prej vetëm tri ditësh.

Kjo seri tragjedish ngre pikëpyetje serioze për nivelin e sigurisë së punëtorëve në KEK, zbatimin e masave të mbrojtjes në punë dhe mekanizmat e kontrollit për parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.

Pas tri vdekjeve brenda një periudhe kaq të shkurtër, çështja nuk mbetet më vetëm te secili rast individualisht. Institucionet përgjegjëse duhet të sqarojnë nëse masat e sigurisë në KEK janë respektuar, në çfarë rrethanash kanë ndodhur aksidentet dhe nëse ka pasur mangësi që kanë rrezikuar jetën e punëtorëve./Gazeta Infokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy