Pasi vizitoi varrezat e Jashrajve, Stojkoviq rikthen kohën kur Thaçi kishte nderuar viktimat serbe
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 19 January 2024
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, dje ka qëndruar për një vizitë në Prekaz, ku edhe ka vendosur lule tek varri i Blerina Jasharit bashkë me një letër me kërkimfalje. Kjo vizitë në Prekaz e Stojkoviq ka ardhur pasi shteti serb ka arrestuar politikanin opozitar serb, Nikola Sanduloviq, pasi ky i fundit ka ripublikuar një video të vizitës së tij në Prekaz ku ka nderuar anëtarët e vrarë të familjes Jashari.
Stojkoviq dje ka thënë se vizita e tij është në shërbim të pajtimit dhe ka thënë se fakti që Serbia arreston njerëzit që kërkojnë pajtim, tregon se “e keqja po pret kohën e saj për t’u rizgjuar”.
Ndërkohë sot Stojkoviq ka shpërndarë edhe disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili shihet teksa nderon memorialët e viktimave të nacionalitet serb.
“Presidenti i Kosovës 2016 vendos kurorë në varrin e viktimave të kombësisë serbe”, ka shkruar Stojkoviq.
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 dhjetor 2016 kishte nderuar 84 serbë të Kosovës të vrarë ose zhdukur në Hoçë të Madhe të Rahovecit gjatë viteve 1998-2000.
“Sot sapo vumë lule në këtë pllakë përkujtimore për 84 qytetarë serb të Kosovës, jemi sot këtu për të kujtuar dhe lutur për viktimat gjatë dhe pas luftës pa dallim nacionaliteti”, kishte shkruar Thaçi atë kohë.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...