Lajme

Pasi e rrëzoi Albin Kurtin nga pushteti, Agim Veliu rikthehet si ministër i Punëve të Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 02 June 2020

Ishte Agim Veliu, njëri prej arsyeve pse Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua nga pushteti vetëm pas 51 ditëve qeverisje, shkruan Gazeta Metro.

Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në Klan Kosova pas orës 23:30 me 17 mars, ku tha se është i mendimit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të pandemisë së koronavirusit, bëri që ai të nesërmen të shkarkohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Shkarkimi i Veliu bëri që të jetë njëra nga arsyet që situata mes LDK’së dhe VV’së të eskalon dhe të thirret konferencë për shtyp nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa dhe të jep lajmin se partia e tij do të dal nga koalicioni dhe Qeveria Kurti do të rrëzohet nga pushteti me një mocion mosbesimi.

-Advertisement-

Veliu shkarkimin e tij e pati quajtur si shkarkim tinëzar dhe tha se Kurti po e tregon fytyrën e mashtruesit që posedon, transmeton Gazeta Metro.

Por, nuk shkoi shumë ditë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të formon Qeverinë e re të Kosovës nën udhëheqjen e saj me Avdullah Hotin kryeministër dhe si koalicion me AAK, Nisman dhe minoritetet.

Po ashtu LDK’ja sot ka njoftuar se Agim Veliu do të rikthehet si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti, pozitë kjo që ishte udhëhequr edhe më parë nga ajo.

Ndërkohë Veliu ka treguar edhe më herët se ai me formimin e Qeverisë së re të Kosovës do kthehet në pozitën e ministrit, pasi ishte shkarkuar për çështje të mendimit të lire dhe pa arsye nga Kurti.

Kujtojmë se Qeveria Hoti do votohet të mërkurën, ku kryetari i LDK’së, Isa Mustafa tha se kanë votat për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga LDK’ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera