Lajme

Pasi dha dorëheqje nga Apeli, Enver Peci jep betimin si gjyqtar i Kushtetueses

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 16 December 2022

Gjyqtari, Enver Peci, sot ka dhënë betimin para Presidentes, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Sipas njoftimit të presidencës, Presidentja Osmani e ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale.

-Advertisement-

Më 24 nëntor, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kandidatin Enver Peci gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Peci ka marrë 66 vota të deputetëve në raundin e parë të votimeve në seancën e sotme të Kuvendit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera