Lajme

Pas zjarrit në IML, reagon Ministria e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 21 November 2023

Sot në mëngjes janë përfshirë nga zjarri dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar duke njoftuar se Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar në IML.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyrat e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar”, tha Ministria në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu, MD shtoi se “për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë”.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera