Lajme

Pas Vulinit e Vuçiqit, ndaj Kosovës tërbohet edhe kryeministrja serbe: Përmend edhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 24 March 2022

Pas kërcënimeve nga ministri i Mbrojtjes, Alekansder Vulin dhe presidenti Aleksander Vuçiq, ndaj vendimit për suspendimin e kryegjyqtares serbe të Mitrovicës është tërbuar edhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Kjo e fundit ka hedhur pretendime fantome për një fenomen që ajo e quan “dhunë brutale ndaj serbëve të Kosovës”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, marrëveshja e Brukselit tanimë mund të konsiderohet “e vdekur”.

-Advertisement-

Në një postim në Tëitter, Bërnabiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e cenon paqen dhe stabilitetin me vendimet e tij, ani pse vendimi është marrë nga gjyqësori i Kosovës dhe se drejtësia e politika janë pushtete të ndara.

“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi vazhdon. Me çdo vendim, Kurti minon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për anëtarët e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha Bërnabiq.

 

 

 

Vulin: Sot u bë hapi i parë i një konflikti të Serbisë me Kosovën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera