Fokus

Pas shkrimit të “Gazeta inFokus”, AKI largon nga faqja emrin e Shkëlzen Sopjanit si inspektor

Autori: Halil Berisha 14:43 | 23 August 2019

Ishte fundi i muajit shkurt, ku mandati i pozitës së tretë më të rëndësishme në vendin më të ndjeshëm në Kosovë mbeti i zbrazët.

Fjala është për inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë Kosovare për Inteligjiencë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht se mandati i kaloi, në faqen e AKI-së, për muaj me radhë, deri para 2 jave figuronte Shkëlzen Sopjani, si mbajtës i këtij posti.

-Advertisement-

Bile kjo nuk u ndryshua as kur ky i fundit u bë këshilltar i jashtëm i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili as dy ditë më pas dha dorëheqje.

Gazeta inFokus, bëri një shkrim në lidhje me këtë punë, më 12 gusht.

E pavarësisht se mbi 5 muaj emri i tij figuronte në faqe, nuk shkoi shumë, e pas shkrimit të gazetës iu hoq Sopjanit edhe emri.

Megjithatë, për dallim prej kësaj, aty ende nuk është vendosur emri i zëvendës drejtoreshës, Vlora Hyseni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera