Pas reciprocitetit, Serbia i referohet Kosovës si shtet
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 10 May 2020
15 milionë euro është importi i Serbisë në Kosovë, që nga 1 prilli kur është vendosur reciprociteti me këtë shtet.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se këto shifra mund të ndryshojnë në ditët e ardhshme. Në një intervistë për Ekonomia Online, Stavileci shtoi se nga hyrja në fuqi e reciprocitetit kanë parë një import të ulët porse ky numër ka filluar të rritet.
“Po që nga heqja e masës prej 100 për qind nga data 1 prill e këtij viti, e deri më tani, ne kemi import rreth 15 milionë euro të produkteve me vlerë nga Serbia, që do të thotë se në fillim të muajit prill ne kemi parë një import më të ulët, deri sa me kalimin e ditëve ky import ka nisur duke u rritur”, tha ai.
Nga Serbia pos industrisë së ushqimit, hyjnë edhe medikamentet. Stavileci thotë se disa prej tyre kanë qenë donacione, ndërsa pjesa tjetër import komercial.
“Medikamentet janë duke hyrë nga vendet tjera por edhe nga Serbia kemi pasur import të medikamenteve, normalisht një pjesë kanë qenë edhe donacione dhe një pjesë kanë qenë importe komerciale, por sidoqoftë, trendi kryesorë nga Serbia është industria ushqimore”, u shpreh ai.
Stavileci ka thënë se importet nga Serbia kanë dokumentacion të rregullt dhe se i referohen Kosovës me si shtet dhe janë në përputhje me Kushtetutën, raporton Ekonomia Oline.
“Në fillim të muajit prill, pas heqjes së tarifës 100 për qind, ne kemi parë disa importe nga Serbia të cilët kanë pasur probleme me dokumentacion, derisa me kalimin e kohës, të gjitha importet që zhvillohen në Kosovë nga Serbia janë në rregull me dokumentacionin të cilën ata e dorëzojnë te dogana e Kosovës. Nuk mund të themi se kemi parë ndonjë rast ku ka importe jo të rregullta apo ku ka terme që nuk i referohen Kosovës ashtu siç duhet”, u shpreh ai për EO.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...






























