Lajme

Pas mosrespektimit të marrëveshjes, Sekretari amerikan i Shtetit ka një thirrje për Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 09 March 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kërkoi sot nga Rusia që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me bombardimet e pamëshirshme të trupave ruse, gjë që ishte dakorduar mes delegacionit rus dhe ukrainas, por që nuk po respektohet nga Rusia.

“Rusia ka pushtuar Ukrainën pa arsye. Ajo duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të largohen nga qytetet e rrethuara”, tha Blinken.

Ndryshe, sot rusët kanë sulmuar spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol, pas të cilit erdhi reagimi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

-Advertisement-

“Pak gjëra janë aq të çoroditura sa synimi i njerëzve të pambrojtur dhe të pafuqishëm,” shkroi Johnson në Twitter.

Ai shtoi se Britania e Madhe po heton të gjitha mënyrat e tjera që mund të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga sulmet ajrore dhe se qeveria britanike e konsideron presidentin VLadimir Putin përgjegjës për krimet e tmerrshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera