Sport

Pas masave të reja, Kosova rrezikon të luajë pa tifozë në shtator

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 28 August 2021

Kosova do t’i luajë tri ndeshje në fillim të muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Prej tyre, dy ndeshje do t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndonëse ishte pothuajse e sigurt që tifozët do të lejoheshin në stadium për të qenë motiv shtesë për “Dardanët” edhe pse me numër të kufizuar, kjo nuk pritet të ndodhë.

Qeveria e Kosovës sot miratoi masat e reja, ndërsa numri i lejuar në stadium është 10% e kapacitetit të plotë. Madje, tifozët që duan t’i shikojnë ndeshjet nga afër, duhet ta kenë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-COVID, ose të kenë testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

-Advertisement-

Megjithatë, ndeshjet e Kosovës mund të luhen pa prezencën e tifozëve. Kjo pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ketë orë policore në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 05:00, prej nesër e deri më 13 shtator.

Kosova në “Fadil Vokrri” luan fillimisht me Greqinë më datë 5 shtator, kurse tri ditë më vonë e pret Spanjën. Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 20:45 e përfundojnë diku rreth orës 23:00, kur është aktive ora policore.

Express kontaktoi me drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahitin që tha se do të komunikojnë me UEFA-n dhe qeverinë për të marrë një vendim përfundimtar, teksa çdo gjë do të dihet të hënën.

“Gjithçka është e mundur. Qysh e vendos shteti, ashtu duhet edhe me vepru, pavarësisht që UEFA i ka me 30% të kapacitetit të stadiumit. Gjithçka varet në bashkëpunim me qeverinë, pasi këto termine janë caktuar më herët prej UEFA-s. Presim përgjigje. Duhet me pasë komunimikim me UEFA-n, por edhe me qeverinë. Fillimisht duhet me qeverinë nëse na lejojnë. Ne jemi për t’i respektuar masat. Këtë here na u kanë dashtë më së shumti tifozët edhe jemi gëzu që po na kthehen. Nuk ka definitive asgjë. Gjithçka do të dihet të hënën”, tha Sahiti për Express.

Ndërkohë, në ndeshjen e dates 2 shtator që Kosova e luan ndaj Gjeorgjisë si mysafir po ashtu nuk lejohen që “Dardanët” të udhëtojnë. UEFA ka marrë vendim që të mos lejohen tifozët e kombëtareve mysafire në stadiume. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera