Lajme

Pas largimit të Humollit, kaq deputetë do t’i mbesin LVV-së në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 21 March 2023

Pas Doarsa Kica-Xhelilit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga ky grup parlamentar, shkruan Gazeta Infokus.

Me largimin e tij, partisë në pushtet do t’i mbesin 57 deputetë, nga 58 sa i ka aktualisht.

Largimin nga GP i LVV-së, e ka konfirmuar vetë Humolli, i cili tha se nga nesër do të jetë deputet i pavarur.

-Advertisement-

“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli për Paparacin.

Kujtojmë së Fatmir Humolli nuk është deputeti i vetëm i cili ka paralajmëruar largimin nga LVV, një gjë të tillë e ka bërë edhe deputeti Haki Abazi.

Siç u përmend edhe në fillim nga Grupi Parlamentar i LVV-së dhe nga “Lista Guxo” u largua edhe Doarsa Kica-Xhelili për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka 16 deputetë, duke u radhitur kështu e treta pas Partisë Demokratike të Kosovës e cila është edhe partia më e madhe opozitare në vend me 18 ulëse në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera