Sport

Pas lajmeve se do të përballet me sanksione nga UEFA, vjen reagimi i ashpër nga Milan

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 07 December 2017

Milan ka reaguar në ueb-sajtin e vet zyrtar pas lajmit se UEFA e ka refuzuar propozimin e gjigantit italian për të ashtuquajturën “marrëveshje vullnetare”.

Milan ka thënë se është i gatshëm të arrijë marrëveshje me UEFA-n për ta zgjidhur këtë problem.

“Kuq e Zinjtë” i dorëzuan planet në nëntor për të arritur marrëveshje për Financiar Fair Play, pasi UEFA bën përjashtime të veçanta për klubet me pronar të rinj, transmeton express

-Advertisement-

Por, sipas Gazzeta dello Sport UEFA i ka refuzuar planet e Milanit dhe se mund ta gjobisë dhe të vërë sanksione ndaj saj.

“Sinjale të rëndësishme nga mediat kanë arritur për marrëveshjen vullnetare, në pritje të prononcimi final dhe zyrtar të UEFA-s. Përveç deklarimi të respektit të vazhdueshëm me maksimal për institucionin evropian [UEFA], Milan gjithmonë e ka bërë të qartë se është i gatshëm të përballet edhe me anën tjetër të monedhës, arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e problemit”, thuhet në ueb-sajtin e Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera