Pas kryetarit, jep dorëheqje edhe Drejtori i Feronikelit, akuzon Ramiz Lladrovcin
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 12 December 2017
Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Feronikeli, Ekrem Elshani, ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i këtij klubi, Istref Veliu.
Arsye e dorëheqjes Veliu i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku akuzon kryeartin e Drenasit Ramiz Lladrovci.
Ai thotë se është e pamundur që klubi të funksionojë me presionin që po e bën Komuna e Drenasit.
Për të njëjtat arsye kishte dhënë dje dorëheqje edhe kryetari Elshani.
“Të nderuar qytetarë të Drenasit, mbështetës e në veçanti ju tifoz të Klubit të Futbollit “Feronikeli”. Ndiej obligim, sidomos para jush, të shpreh qëndrimin tim lidhur me situatën e krijuar në klubit tuaj të zemrës.
U bënë disa muaj, prej kur unë mora një përgjegjësi të re, duke marrë përsipër pozitën e Drejtorit në ekipin që edhe nga vet Federata e Futbollit të Kosovës por edhe sportdashësit, është vlerësuar si klubi më i organizuar në nivel vendi.
“Feronikelit” iu bashkova me shumë kënaqësi! Lojtarët, që janë shtylla kryesore e klubit, por edhe trajnerët e menaxhmenti i klubit, kanë funksionuar si një trup i vetëm, kemi punuar sikur të ishim familje. Prandaj, edhe jemi ku jemi! “Feronikeli” solli trofe në Drenas dhe bëri krenar secilin qytetarë. Me punë, i tejkaluam edhe kufijtë e Kosovës, duke arritur rezultate edhe në arenën ndërkombëtare, e duke bërë që Drenasi, grupi i tifozëve “Tigrat e Zi” e Feronikeli, të përmenden edhe në medie të huaja, për frymën sportive, mbështetjen e madhe, funksionimin e klubit e mbi të gjitha rezultatet e arritura.
Por, ky sukses i madh i klubit, duket se dikujt po i pengon! Prandaj, klima ka ndryshuar. Kjo nuk është fshehtësi tashmë. Sportdashësit por edhe qytetarët e Drenasit, janë në dijeni për pengesat që i janë bërë vazhdimisht klubit “Feronikeli” nga njerëz që tashmë dihen me emër dhe mbiemër!
Komuna e Drenasit, dje me një ceremoni ndau çmimet për sportistët më të dalluar të vitit 2017 në këtë qytet. Për habi, i pari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, në vend se të krenohet me punën dhe suksesin e klubit “Feronikeli”, i kërkoi dorëheqjen njeriut që me mund e shumë punë, e ngriti klubin në nivelin që është sot.
Largimi i Ekrem Elshanit, që deri dje ishte Kryetar i Klubit, më demotivoi! Kërkesën për tërheqjen e tij nga klubi, e shoh si shantazh, kërcënim dhe ndërhyrje politike në sport. Elshani ishte ai që mua më bindi ti bashkohem klubit, por në të njëjtën kohë dorëheqja e tij në këtë mënyrë, më solli edhe mua para një vendimi të vështirë por të domosdoshëm!
Unë Istref Veliu, Drejtor në Klubin tuaj të zemrës, jap dorëheqje nga pozita që kam, për arsyet e lartëcekura. Është e pamundur, që klubi të funksionoj me këtë formë të presionit të ushtruar nga Komuna e Drenasit!
Uroj që klubi “Feronikeli” të vazhdoj rrugën e suksesit, me ose pa mua, dhe shpresoj që njëher e mirë politika të largohet nga sporti, sepse janë dy fusha që duhet të funksionojnë si të pavarura.
Me respekt, Istref Veliu”, shkruan në Facebook. /Express/
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...