Lajme

Pas kërkimit për shkarkim të Ardian Kastratit, UP del me komunikatë të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 05 April 2021

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është distancuar nga deklarata e Ardian Kastratit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate rektorati i UP’së e dënojnë fuqishëm gjuhën e përdorur nga ai dhe paralajmërohet se rasti do të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e një shkrimi të publikuar dje në llogarinë e tij në facebook nga z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik të UP-së.

-Advertisement-

Universiteti i Prishtinës ka mirëpritur krijimin e institucioneve të reja dhe shpreson në stabilizimin e rrethanave politike në vend. Por, në situatën e krijuar nga rasti i lartpërmendur, UP-ja njofton opinionin që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së.

Në këto rrethana, UP-ja distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.

Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja, në ditët në vijim, do ta trajtojë rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera