Fokus

Pas incidentit të djeshëm, Trepça merr vendim për sigurimin e minatorëve

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 18 January 2024

13 minatorë dje u lënduan në minierën e Trepçës si shkak i një rrjedhje kimike të acidit sulfurik, shkruan Gazeta Infokus.

E menjëherë pas këtij incidenti të ndodhur, Trepça SH.A ka nënshkruar një kontratë për Shërbimet e sigurimit të punëtorve të Trepçës ndaj aksidenteve në punë.

Vlera e kësaj kontrate të nënshkruar është plotë 64, 838 mijë euro e që kohëzgjatja është për 12 muaj.

-Advertisement-

Ky vendim për sigurimin e minatorëve të Trepçës nga aksidenteve në punë si duket erdhi si pasojë e aksidentit të djeshëm ku mbetën të lënduar 13 persona e ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda në sy më saktësisht kanë pësuar djegie kimike nga acidi sulfurik.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës kanë njoftuar se pas trajtimit 11 personat të cilët kanë qenë më pak të lënduar pas trajtimit janë lëshuar për në shtëpi.

Ndryshe njëri nga minatorët, Miftar Mehmeti ka folur për Infokus në lidhje me këtë ngjarje.

Ai madje tha se Drejtori i Trepçës si dhe ekipi i shpëtimit kishte arritur 2 orë me vonesë./Gazeta Infokus/

Rrëfehet njëri nga minatorët e lënduar “Ma ron është tu m’ardh prej drejtorit se del me pretendime se gjoja ai na ka shpëtu neve, s’është e vërtetë”

Rrëfehet njëri nga minatorët e lënduar “Ma ron është tu m’ardh prej drejtorit se del me pretendime se gjoja ai na ka shpëtu neve, s’është e vërtetë”

“Tmerr e kom pa njerin tu u djeg për së gjalli, mu kujtu lu*ta qaq ron që u kanë”, Minatori i Trepçës rrëfen ekskluzivisht tmerrin që pa me sy sot në minierë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera