Lajme

Pas Haradinaj edhe kryetari i Klinës takohet me investitorët gjermanë për të rifunksionalizuar Minierën e Boksitit

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 09 December 2019

Kryetari i Komunës së Klinës , Zenun Elezaj ka njoftuar se është takuar me investitorët gjermanë për të rifunksionalizuar Minierën e Boksitit në fshatin Volljakë.

Ai tha se para përfaqësuesve të kompanisë gjermane “Luma International GmBH” paraqiti mundësitë që ofron kjo minierë për ta.

“Me përkushtim të madh po punojmë për mundësinë e rifunksionalizimit të Minierës së Boksitit në Volljakë. Me këtë qëllim, para investitorëve të ndryshëm kam paraqitur mundësitë e shkëlqyeshme që ofron kjo minierë për ta, por edhe si sektor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës”, shkruan Zenunaj.

-Advertisement-

Sipas kryetarit të komunës së Klinës ata shprehën interesim serioz për të investuar në Minierën e Boksitit në Klinë.

“Për të diskutuar mundësitë e investimit në Kosovë, dhe veçanërisht në Minierën e Boksitit në Volljakë, pas takimit që kemi zhvilluar me Kryeministrin Haradinaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës kemi pritur në zyrën time përfaqësuesit e kompanisë gjermane Luma International GmbH, të kryesuar nga z. Zeev Kliot, të cilët shprehën interesim serioz për të investuar në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës”, shkruan ai.

Ai gjithashtu tha se Miniera e Boksitit është pasuria më e madhe që ka Klina dhe se duhet ti kthehet rëndësia që e kishte dikur.

“Miniera e Boksitit është pasuria më e çmuar që Klina ka, të cilës, me vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, duhet të ia kthejmë rëndësinë që kishte dikur”, shkruan Zenunaj./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera