Rozë

Pas grushtave në Kuvend, Kosovën e viziton Van Dami.E ka ftuar kryekomunari i PDK

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 July 2023

Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, pritet ta vizitojë Kosovën sot. Lajmin e ka nxjerrë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai ka shpërndarë një video të vet aktorit, ku thotë se do të jetë në Kosovë nga data 16 deri më 18 korrik.

“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme,”- ka shkruar Ramiz Lladrovci në Instagram.

-Advertisement-

Edhe pse Lladrovci pretendon se aktori i njohur do të zbarkojë në Kosovë, vetë Jean-Claude Van Damme nuk ka postuar asgjë në lidhje me këtë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy