Lajme

Pas Estonisë, reagon edhe Hungaria – kryeministri hungarez mbledh Këshillin e Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 15 November 2022

Hungaria ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pasi raketat ruse ranë mbi Poloni të martën duke lënë të vdekur dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, përmes një cicërime në Twitter.

“Në përgjigje të ndalimit të transferimit të naftës përmes tubacionit Druzhba dhe raketave që goditën territorin e Polonisë, kryeministri Viktor Orban ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera