Lajme

Pas dakordimit mes Lajçakut e Bislimit, Kurti paraqet katër pika që marrëveshja bazike të ketë sukses

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 12 July 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas dakordimit që është arritur për shtensionimin e situatës në veri të vendit në takimin mes kryenegociatorit, Besnik Bislimi, e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se pika e katërt parasheh një takim mes Bislimit e Petkoviqit, për finalizimin e planit të sekuencimit të marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit, teksa tregoi edhe planin katërpikësh të tij për sukes të zbatimit të marrëveshjes.

“Për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht që marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që s’ka ndodhur nga pala serbe”.

-Advertisement-

“Së dyti, që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se kushti i tretë për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike është “që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet”.

“Dhe së katërti, që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga BE-ja”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i qeverisë tha se dakordimi që ndodhi në Bratisllavë, do të ndihmojë në vendosjen e barazisë midis palëve, që sipas tij, ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera