Pas burgut, Dani Alves vjen me synime të qarta, hap kompaninë e tij me në qendër në Barcelonë
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 20 May 2024
Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të Barcelonës, Dani Alves u lirua më datë 25 mars të këtij viti pasi pagoi një shumë të majme për të mos kryer dënimin me katër vite e gjysmë.
Mbrojtësi 40-vjeçar, i cili është ndër futbollistët me më së shumti trofe të fituar në histori, nuk e pranonte se e kishte sulmuar gruan në fjalë mëngjesin e hershëm të 31 dhjetorit 2022. Avokati kërkoi lirimin e tij dhe Alves mund të ankohet ndaj këtij dënimi.
Brazilianit, tashmë i liruar me kusht i duhet të qëndrojë në Barcelonë dhe çdo javë të paraqitet pranë gjykatës. Nga ana tjetër, ish-futbollisti i famshëm ka nisur edhe aktivitetet pas periudhës së vështirë teksa ka hapur një kompani me qendër në Barcelonë.
Kjo kompani që mban emrin “OQP Sport&Management”, me investim fillestar prej 30.000 eurosh do të përfaqësojë të drejtat e imazhit të atletëve në mbarë botën. Kjo nuk është iniciativa e parë në botën e biznesit nga Dani Alves duke qenë se ai ka themeluar edhe “Flashforward Group”, një kompani që përfaqëson futbollistet femra.
Rikujtojmë, se ish-futbollisti brazilian, ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelona e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës. Alves krijoi një histori shumë të bukur te “Katalanasit” duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barça-s, ku zhvilloi plot 408 ndeshje me spanjollët, teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League. Në vendlindjen e tij Bahia, prej kohësh tashmë kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...