Sport

Partizani i Beogradit ka një lajm të keq për Skënderbeun para dueleve në Europa League

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 25 August 2017
Partizani i Beogradit ka premtuar përforcimeve para ndeshjeve me Skënderbeun në Europa League.
Shorti i Ligës së Europës ka parë përjetime të ndryshme në kampin e Partizanit të Beogradit. Nga njëra anë, trajneri dhe lojtarët mendojnë se ky short është mjaft i balancuar dhe kushdo mund të luftojë ndaj kujtdo. Nga ana tjetër, menaxheri i përgjithshëm i klubit ka filluar të projektojë që tani skuadrën për ndeshjet me eliminim direkt, pasi ka bindjen se skuadra e tij do të kalojë turin.

Miroslav Djukiç, trajneri i Partizanit të Beogradit

“Mendoj se grupi është i barabartë dhe çdo skuadër ka një shans për të ecur përpara”.

Milosh Vazura, menaxheri i përgjithshëm i Partizanit të Beogradit

-Advertisement-

“Tifozët e Partizanit duhet të jenë të kënaqur me shortin. Ne kemi një shans të mirë dhe mund të luajmë ndaj kujtdo. Me bisedimet që kemi bërë mes drejtuesve, tifozët duhet të presin shumë nga Partizani në këtë vjeshtë. Ne po punojmë për objektivin që të luajmë ndeshje europiane në pranverë.

Mund të luajmë ndaj çdo skuadre në grup, Dinamo është skuadra më e fortë në grup dhe me shumë mundësi ekipi më i fortë edhe për të tjerët. Në 2-3 ditët e ardhshme, me siguri do të afrojmë dy lojtarë të rinj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera