Partitë djathtiste serbe protestojnë kundër propozimit evropian
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/1110676933_0_0_2999_1695_600x0_80_0_0_9396e7da1a3e632c2d4633ce112b40c8.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 17 March 2023
Nën sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, në Beograd të Serbisë më 17 mars u mbajt protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Një grup personash të maskuar, disa prej të cilëve kishin të veshura rroba me simbole të formacionit paramilitar rus, Wagner, mbajtën një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.
Protesta u mbajt një ditë para se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raportvee.
Disa mijëra persona, me ftesë të partive parlamentare të krahut të djathtë, u mblodhën para Kishës Shën Sava, prej ku vazhduan marshin drejt Presidencës së Serbisë.
Protestuesit brohoritën slogane të ndryshme sikurse “Ne nuk do ta japim Kosovën, “Kosova është Serbi” teksa folësit iu adresuan turmës para monumentit të Carit rus Nikolla II, që gjendet përballë ndërtesës së Presidencës serbe.Protestuesit po ashtu brohoritën “Serbia, Rusia, nuk na duhet blloku evropian” dhe “Serbia, Rusia”.
Protesta u thirr nga partitë djathtiste parlamentare, Dverni, Zavetnici dhe koalicioni NADA.Protestuesit valëvitën flamuj të Serbisë dhe brohoritën slogane kundër Bashkimit Evropian dhe thanë se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është farsë”. Ata po ashtu kënduan këtë nacionaliste lidhur me Kosovën.
Kërkesa kryesore e protestuesve ishte refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot, ne kemi një mesazh të vetëm, për të mbrojtur atdheun, pa simbole partiake, të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Milica Gjurgjeviq-Stamenkovsi, kryetare e partisë djathtiste Zavetnici.
Protestuesit po ashtu kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhje në të gjitha nivelet e pushtetit.Grupet parlamentare të krahut të djathtë kanë 34 nga 250 ulëse në Parlamentin serb.
Përfaqësuesit e këtyre partive kanë argumentuar se propozimi evropian është ultimatum që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.Këto parti po ashtu kanë raporte të ngushta me Rusinë dhe muajt e fundit, përfaqësuesit e partive djathtiste kanë vizituar Moskën.
Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Foto-Kryesore-1.png)
Të tjera
-
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse...
-
Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto
Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një ...
-
Kryetari i Pensionistëve: Qeveria do t’i rrisë pensionet afër zgjedhjeve
Me qasjen e Qeverisë Kurti nuk janë aspak të kënaqur pensionistët, thotë krye...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpitë e të dyshuarve në aksionin në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në Zubin Potok...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave të përfshirë në një vjedhje në Prishtinë (PAMJE)
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga...
-
Dokumentar: Rrëfimi për çlirimin e Kosovës
Çlirim Rama këtë 12 qershor mbushi 25 vjet jetë. Datëlindjet e të riut nga Pr...
-
Petkoviq: Kurti po zbaton spastrim etnik në veri të Kosovës
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryemini...
-
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së a...
-
Një grua raportohet e zhdukur në Gjilan
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmër...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpinë e personit që shtiu me armë në Bregun e Diellit
Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me ar...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Sipas raportit policor, në...
-
Rohde pas deklaratave të Hill publikon një deklaratë të Kancelarit Sholz ku kërkohet që Serbia ta njoh Kosovën
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë n...