Lajme

Partia më e madhe në Zvicër nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 19 June 2026

Edhe pse iniciativa “Jo 10 milionëve” u hodh poshtë nga votuesit, partia më e madhe në Zvicër paralajmëron se kufizimi i emigracionit mbetet një nga prioritetet e saj kryesore, transmeton albinfo.ch.

Humbja e iniciativës “Jo 10 milionëve” në referendumin e 14 qershorit nuk e ka zbehur synimin e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar emigracionin.

Përfaqësues të partisë theksojnë se sfidat që lidhen me rritjen e popullsisë vazhdojnë të jenë në qendër të agjendës së tyre politike.

-Advertisement-

Edhe disa ekspertë ndajnë të njëjtin shqetësim. Ekonomisti Tobias Straumann vlerëson se Këshilli Federal duhet të paraqesë propozime konkrete për menaxhimin e emigracionit.

Sipas tij, është koha të shqyrtohen mënyra për të frenuar rritjen e popullsisë pa cenuar lëvizjen e lirë të personave. Ai rikujtoi se ide të propozuara më herët, si vendosja e një “takse mbi emigracionin”, duhet të rikthehen në diskutim. /Albinfo.ch/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy