Opinione

Partia FJALA do të kthehet fuqishëm, me Doktorin në krye!

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 05 July 2017

Shkruan : Sali Kabashi

Të gjithë e dimë rezultatin e Zgjedhjeve të 11 qershorit, ku pas rinumërimit të disa kutive, doli që FJALA kishte edhe shumë vota të tjera të cilat i ishin marrë padrejtësisht! Megjithatë, nuk dua ta vajtoj të shkuarën, zaten, e ardhmja nuk vjen me ndryshime rrënjësore nëse nuk e lëmë të kaluarën atje ku e ka vendin!

E ardhmja, do të jetë e një fryme të re në përzgjedhjen e qytetarëve, e ajo përzgjedhje do të jetë FJALA si i vetmi opsion i sinqertë dhe i pa infiltruar në ndyrësirat e lakmisë personale si partitë tjera. Tashmë edhe ajo parti që u thirrke në pamundësinë e shprehjes së vlerave të saj në pushtet, e tregoj vetën në pushtetin lokal me parregullsi të panumërta, si dhe me grabitjen e votave të një elektorati ku një javë pas Zgjedhjeve filluan me ofendime të ulëta kundër tyre.

-Advertisement-

Partia FJALA ishte e vetmja e cila nuk iu nënshtrua asnjë pazari politik në këmbim të posteve dhe ulëseve në Kuvend, gjë e cila e dëshmon që fryma e parimeve të nisura nga Dr. Gëzim Kelmendi, është prezentë në gjithë strukturën e Partisë FJALA. Kemi shumë punë para vetës, sepse kemi të bëjmë me një hamulli dhe katrahurë në të cilën e kanë zhytë vendin tonë politikat e lodhëta të politikanëve grabitqarë!

Do të jetë shumë e vështirë që ta bëjmë të vërtetën mbizotëruese, sepse gënjeshtra dhe mashtrimi janë ato që po bartin postet udhëheqëse, por përderisa ka njerëz që e thonë, e vërteta kurrë nuk do të mposhtet, andaj, njerëzit e Partisë FJALA të prirë nga Doktori, do të jenë zëri i të vërtetës deri në frymën e fundit. Edhe mashtrimi do të ketë neveri nga pronarët e tij, derisa edhe do ti tradhtoj e të dal në shesh.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk duhet ta lenë dëshpërimin ti kaploj shpirtrat e tyre dhe ta shohin ikjen nga Kosova si opsionin e vetëm për mbijetesë! Të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë kundër të keqes, të qëndrojmë në vendin tonë sepse fundja, ata që vdiqën e dhanë jetën e tyre për një vend të begat e me perspektivë, për një vend që fëmijët të kenë një

të ardhme që premton, andaj, t'ua dërgojmë në vend atë që ata e nisen, ti bëjmë krenarë ashtu si na bën ata neve!

Për Kosovën dhe ata që vdiqën për te, na vjen turp të dorëzohemi, do të qëndrojmë stoik në

parimet tona, sepse e vërteta dhe e mira, do të triumfojnë kundër mashtrimit dhe të keqes!

FJALA do ta dëshmoj këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera