Partia e Vuçiqit propagandon me profile “fake”, ndërhyn Facebook-u

Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 25 February 2023
Kompania amë e Facebook-ut, Meta tha të enjten se ka mbyllur një rrjet të llogarive të rreme të lidhura me qeverinë e Serbisë, rrjet ky i cili përdorej për të shpërndarë propagandë zyrtare dhe për të diskredituar opozitën.
Në njoftimin për media, kompania thotë se ky rrjet, bashkë me dy rrjete tjera në Kubë dhe Bolivi, janë fshirë për shkak se kanë shkelur politikat e kompanisë kundër “sjelljes së koordinuar joautentike” (CIB) dhe raportimit masiv (ose raportimit të koordinuar abuziv) gjatë tremujorit të fundit.
“Ne morëm masa kundër një rrjeti CIB në Serbi të lidhur me punonjësit e Partisë Progresive Serbe, të njohur si Ekipi i saj i Internetit, dhe me punonjësit e shtetit nga e gjithë Serbia. Ata synuan audiencën vendase nëpër shumë shërbime të internetit, duke përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, përveç mediave lokale të lajmeve për të krijuar një perceptim të mbështetjes së gjerë dhe autentike për presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe Partinë Progresive Serbe”, thotë kompania.
“Meta” tha se kanë fshirë 5,374 llogari në Facebook, 12 Grupe dhe 100 llogari në Instagram për shkelje të politikës së saj kundër sjelljes së koordinuar joautentike.
Ky rrjet, thotë kompania, “e kishte origjinën në Serbi dhe synonte kryesisht audiencën vendase në atë vend”.
Ndryshe nga fermat tradicionale të trolleve që kompania thotë se i ka ndaluar gjatë viteve në Shqipëri, Nikaragua dhe Rusi, të cilat drejtoheshin nga operatorë të bashkëvendosur që punonin në një zyrë të vetme apo grup zyrash, “ky operacion u mbështet në individë që kryenin përpjekjet e tyre nga e gjithë Serbia”.
“Në shërbimet tona, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti përdorën llogari të rreme – disa prej të cilave u zbuluan dhe çaktivizoheshin nga sistemet tona të automatizuara përpara hetimit tonë – për të menaxhuar Grupet, komente masive dhe pëlqime të përmbajtjes për ta bërë atë të duket më popullor se sa ishte. Ata gjithashtu postuan meme origjinale duke kritikuar figurat e opozitës në Serbi. Ky rrjet zakonisht postonte në serbisht për lajmet dhe ngjarjet politike në rajon, duke përshtatur komentet për çdo postim që synonte. Jashtë platformave të mediave sociale, ky operacion komentonte në mënyrë aktive edhe në faqet e mediave të lajmeve, në mbështetje të qeverisë dhe veprimeve të saj”, u tha në raportin e kompanisë “Meta”.
Kompania thotë se e di që kërcënimet ndaj kundërshtarëve do të vazhdojnë të zhvillohen si kundërpërgjigje ndaj masave tona dhe se do të shfaqen sjellje të reja dashakeqe.
“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë zbatimin tonë dhe t’i ndajmë gjetjet tona publikisht. Ne po bëjmë përparim për të çrrënjosur këtë abuzim, por siç e kemi thënë më parë – është një përpjekje e vazhdueshme dhe ne jemi të përkushtuar të përmirësohemi vazhdimisht për të qëndruar përpara tyre”, theksoi kompania.

Të tjera
-
Perparim Rama: Hajrulla Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë
Kreu i Komunës së Prishtinë, Perparim Rama, në një konferencë për media t...
-
Trump: Unë e udhëheq Amerikën dhe botën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të re për The Atlan...
-
“Shteti peng, ua shtrenjtoi rrymën shqiptarëve, jo serbëve”: Edita Tahiri i reagon ashpër Kurtit
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka drejtuar kriti...
-
Çmimi i rrymës për bizneset pritet të rritet deri në 30 për qind
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e m...
-
Zbardhet rasti i 18-vjeçarit në Korçë, Antonio Karafili u vr* a nga e dashura dhe partneri i saj
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Ke...
-
Tragjedia në Koçan, vazhdojnë protestat e familjarëve duke kërkuar drejtësi
Nga përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike, familjet e të vrarëve në Koçani...
-
KDI: Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… RROGAT JU DALIN NESËR!
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar përsëri sot pasi dështoi edhe për h...
-
Murati për bllokimin e Kuvendit: Po ndikon edhe në dorëzimin me kohë të Kornizës së Shpenzimeve
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të t...
-
KDI-ja i bën karikaturë liderët politikë: Tentimi 1,2,3,4…8 – Deri kur?
Seanca konstituive ka dështuar sërish sot. Kandidatja e propozuar për kryetar...
-
Naim Rashiti jep 10 opsione për tejkalimin e bllokadës: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka dekla...
-
Kurti bën homazhe në Zhazhë, viziton edhe Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim d...
-
Policia publikon pamje se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje
Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit n...