Lajme

Parlamenti Evropian dënon ndërhyrjen turke në Siri

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 24 October 2019

Parlamenti Evropian ka dënuar ndërhyrjen turke në verilindje të Sirisë dhe i kërkoi Ankarasë për të tërhequr të gjitha forcat e ushtrisë.

Parlamenti në rezolutën, e votuar ka theksuar se ndërhyrja ushtarake në Siri përbën një shkelje të rëndë të lëgjislacionit kombëtar.

Gjithashtu kjo ndërhyrje sipas tyre kompromenton stabilitetin dhe sigurinë e rajonit në terësi.

-Advertisement-

Eurodeputetët hodhën poshtë krijimin e një zone të pretenduar të sigurisë dhe shprehën solidaritetin e tyre me popullin kurd. Ata gjithashtu përmendën frikën për një rishfaqje të ISIS-it.

Edhe kreu i Pentagonit, Mark Esper, kritikoi sot, në takimin me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, ofensivën ushtarake të Turqisë kundër Sirisë, por pa e dënuar atë.

“Turqia na vuri në një situatë të keqe me këtë ndërhyrje të pajustifikueshme, por ne nuk do të hapim luftë me një aleate të NATO-s, një aleate e mirë që prej pranimit të saj në vitin 1952”, u shpreh Esper.

Mark Esper e justifikoi tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria duke thënë se vendimi i SHBA-së për të tërhequr më pak se 50 ushtarë u mor pas vendimit të Erdogan për të kapërcyer kufirin me Sirinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera