Sport

Parker ul pretendimet financiare, vetëm për t’u përballur me Joshua

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 18 November 2017

Joseph Parker, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBO, ka deklaruar sot se është gati të bëjë gjithçka që duel mes tij dhe Anthony Joshua, kampion bote në kategoritë IBF dhe WBA, të zhvillohet.

Edhe pse stafi i tij nuk ka gjetur ende një gjuhë të përbashkët me atë të britanikut, pasi mungon marrëveshja financiare, boksieri nga Zelanda e Re ka bërë me dije se mund të lëshojë disi në aspektin financiar.

Fillimisht, Parker deklaroi se është gati që fitimet të ndahet 60-40 në favor të Joshua, por sot ai ka thënë se mund të pranojë edhe 35% të fitimit, por aspak më poshtë. Ndërkohë që, duket se Joshua i ofron 30%, shumë e cila duket shumë pak për neo-zelandezin.

Do të bëj gjithçka është në dorën time që kjo sfidë të ndodhë. Ne mendojmë se 40% e fitimit është një marrëveshje e mirë, ky është objektivi ynë, por ata nuk janë në të njëjtën mendje me ne. Mund të bëjmë një marrëveshje edhe me 35% të fitimit, por më poshtë se kaq është e pamundur”, tha Parker për mediat britanike. më tej, boksieri neo-zelandez mendon se sfida mes tij dhe Joshua mund të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. “Ne po shohim mundësinë që kjo sfidë të zhvillohet në mars ose në prill. Nëse ata janë gati edhe ne do të jemi gati. Është koha që të unifikojmë titujt kampionë në peshat e rënda, pasi kjo është ajo që dëshiron e gjithë bota”, tha Parker.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera