Sport

Paris Saint-Germaini nuk ka të ndalur, fiton për të 11-tën herë radhazi në Ligue 1

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 28 October 2018

Paris Saint-Germaini fitoi sonte ndaj Marseilles me rezultatin 0-2 si mysafir në kuadër të javës së 11-të të ligës elitare franceze.

Me këtë fitore, PSG vazhdon të jetë në vendin e parë me pikë maksimale, 33, ndërsa Marseille mbetet me 19 pikë në vendin e pestë të renditjes.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi ylli francez, Kylian Mbappe, i cili mori një asistim nga Angel Di Maria në minutën e 65’ të takimit.

-Advertisement-

Në minutën e fundit Julian Draxler shënoi golin e dytë dhe final të ndeeshjes.

Në ndeshjen e ardhshme, Marseille luan si mysafir ndaj Montpellier, kurse parisienët e presin në shtëpi Lille.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera