Rozë

Paris Jackson e ngatërrojnë për të pastrehë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 27 May 2017

Pavarësisht se është trashëgimtarja e mbretërisë së Michael Jackson, e bija e tij, Paris duket se është ngatërruar për një të pastrehë.

19 vjeçarja e ka pranuar vetë këtë ngjarje.

“Unë isha e ulur në parking gjatë xhirimeve dhe vjen njëri e më thotë se të pastrehët nuk lejohen të jenë në këtë zonë”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“I thashë se jam duke pritur që të rregullojë grimin dhe flokët, mos duhet të presë diku tjetër, pasi po mendon se jam e pastrehë”, ka vazhduar të tregojë më tutje Jackson.

Ajo së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me Calvin Klein dhe IMG Models.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera