Lajme

Parashikimi i zymtë/ Gjermani, 20 mijë raste në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 28 October 2020

Numri i infektimeve me koronavirus në Gjermani ka gjasa të shkojë në 20 mijë në ditë deri në fund të javës, tha ministri i ekonomisë Peter Altmaier të martën. Ne tha ai – po përballemi me një rritje të ndjeshme.

Në Gjermani, numri i infektimeve po rritet me 70-75 për qind krahasuar me javën paraprake. Sipas parashikimit të Altmaier, Gjermania po sheh një rritje më të shpejtë të infektimeve nga sa ishte menduar. Në fund të shtatorit, kancelarja Angela Merkel tha se do të kishte deri në 19200 raste të reja deri për krishtlindje.

Të martën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ishte 11409. Një javë më parë shifra ishte 6868 dhe të shtunën u arrit numri rekord prej 14714. Merkel dhe liderët e 16 landeve në vend do të takohen të mërkurën për të vendosur për masa shtesë kufizuese për të ngadalësuar valën e dytë të pandemisë.

-Advertisement-

Bildi ditor raportoi se kancelarja po planifikon një izolim të lehtë që do të fokusohej kryesisht tek mbyllja e bareve dhe restoranteve në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e infektimeve. Altmaier tha ndërkohë se rritja e infeksioneve në të gjithë Evropën dhe reduktimet korresponduese që do të pasojnë në jetën e përditshme të njerëzve do ta bëjnë më të vështirë ngritjen ekonomike nga sa ishte shpresuar.

Por ai nuk pret që zinxhiri i furnizimit të ndërpritet siç ndodhi gjatë valës së parë, në pranverë. Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe në Evropë të tkurret me 5.5 për qind këtë vit, një parashikim pak më optimist nga ai i mëparshëm prej 5.8 për qindësh rënie të produktit të brendshëm bruto.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera