Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 11 November 2021

Të enjten dhe të premten e kësaj jave parashikohet të kemi mot të butë por me vranësira dhe me mundësi për mjegull.

Sipas Prishtina Weather paraditja e kësaj të enjte parashihet të jetë kryesisht me vranësira. Ditën vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë 6 gradë e ato maksimale pritet të arrijnë deri në 13 gradë.

-Advertisement-

Ndërkohë të premten pritet të kemi mot kryesisht me diell. Në mëngjes mund të ketë edhe ngricë, e ultësirave mundësi për mjegull.Temperaturat minimale do të jenë 1 gradë derisa maksimalet 13 gradë celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera