Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 04 June 2023

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Të hënën pritet të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, .06 Mar, 6.06 Mer, 7.06 Enj, 3.06 24° Pre,9.06 Pre, 9.06 22° 15° 6 22°15° 15° 21 Era: 2-6m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 51% UVI: 7 21 13° Era: 3-7m/s Shtypja: 1017mb Lageshtia: 50% UVI: 5 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 6mb Lageshtia: 37% UVI: 3 AQI PM2.5 10/20 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 42% UVI: 5 AQI PM2. 5/15 Era: -6m/s Shtypja: 01 3mb Lageshtia: 50% UVI: 6 AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mè: 4.06.2023 .06. Prishtina Weather"

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Të hënën më shumë intervale me diell.  Nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

28.05.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave.  Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm.  Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.

Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vransirave.  Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intenzive.  Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjtë të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

5.06 – Më shumë intervale me diell.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

6.06 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima.  Lokalisht reshjet do jenë më intenzive.

7.06 – Mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

8.06 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

9.06 – Kryesisht me vransira.  Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera