Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 08 January 2024

Sot në vendin tonë parashikohet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë. Moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat në mëngjes pritet gradualisht të shndërrohen në reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

Parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve.

-Advertisement-

Temperatura dimerore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.

“Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjitë pjesëmarrësit në komunikacion”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera