Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 15 May 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se këtë javë në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbakë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Kurse të martën mban mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

-Advertisement-

Për të mërkurën, IHMK njofton se mban mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Ndërkaq të enjten mban mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Të premten mban mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu,jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera