Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 16 July 2023

Vala e nxehtësisë vazhdon edhe përgjatë javës, temperatura deri në 38C në fundjavë, parashikon “Prishtina Weather”.

16.07.2023 – Valë e nxehtësisë që përfshiu vendin gjatë kësaj jave, parashihet të vazhdojë edhe gjatë javës vijuese.  Do të mbajë mot shumë i nxehtë, me intervale më të gjata me diell.  Herë pas here do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale apo vransira kalimtare, që edhe mund të sjellin kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu, ditën e martë apo të enjte.

Temperaturat maksimale do të kapin vlera prej 34C deri 37C, ditën e shtunë edhe deri në 38C e 39C lokalisht.  Minimalet zbresin në 19C e 20C.  Vende-vende ku temperaturat minimale nuk zbresin nën 20C, regjistrohetn edhe netë tropike.

-Advertisement-

Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera mesatare apo edhe të dobëta kohëpaskohe, me rritjen e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor, që formohet në këto kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Indeksi i rrezeve ultravjollce është në vlera shumë të larta të rrezikshmërisë.  Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të  diellit.

Datat:

17.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

18.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

19.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

20.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite, vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

21.07 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nga mesi i javës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera