Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 03 December 2023

Java e parë e dhjetorit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, por kryesisht me diell. Vransirat që shtohen ditën e martë, sjellin mundësi për të reshura shiu nga dita e mërkurë, që ditën e enjtë pritet të shndërrohen edhe në të reshura dëbore.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 6C e 7C, sikurse edhe ato minimale nga -5C, të hënën, deri në 3C ditën e mërkurë.

Të premten nuk parashihen të reshura, e pas mjegullës në mëngjes ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten kushte për të reshura, kryesisht shiu.

-Advertisement-

Koncentrime të rritura të grimcave të materies parashihen orëve të mbrëmjes ditëve vijuese, që edhe çojnë indeksin e cilësisë së ajrit të kalojë në vlera të dobëta apo të pashëndetshme. Një përmirësim të përkohshëm mund të ketë ditën e martë, ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

4.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

5.12 – Kryesisht vranët. Mundësi për riga lokale shiu. Viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

6.12 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

7.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore me rënie të temperaturës gjatë ditës.

8.12 – Ngrica në mëngjes, e ultësirave mjegull. Ditën intervale me diell dhe vransira.

Era frynë drejtimesh të ndryshme, e lehtë 1-3m/s, e ditën e enjtë mesatare nga verilindja deri në 7m/s.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje të theksuar ditën e hënë, zbret përreth vlerave normale deri ditën e mërkurë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera