Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 24 March 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehtë të temperaturës, shkruan Gazeta Express.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Moti për dy ditë 25-26.03.2022. Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera