Parashikimi i motit për ditët e para të shtatorit
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 31 August 2022
Vjeshta meteorologjike fillon me të reshura shiu, e ditën e premte me ulje të temperaturave. Fundjava me vransira e diell dhe më ngrohtë, parashikon “Prishtina Weather”.
31.08.2022 – Vjeshta meteorologjike, që fillon më 1 shtator, do të karakterizohet me mot thuajse vjeshtor, me të reshura shiu, të shoqëruara edhe me bubullima, ndërkohë që ditën e premte do të ketë edhe rënie më të ndjeshme të temperaturës.
Përgjatë fundjavës paraqiten kushte relativisht më stabile, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel. Pasdite vonë të dielen, mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebeshit me bubullima përreth viseve malore në veri të vendit.
Rrebeshe e bubullima paraqiten sërish pasdite ditën e hënë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mund të shkojë edhe në vlera mesatare të ndotjes, me rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, por edhe ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites ditën e enjte. Nga e premta me qarkullim më të mirë ajror dhe të reshura, ndotësit ajror edhe shpërndahen e indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
1.09 – Në mëngjes mjegull përreth viseve të ulëta. Paradite vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten rrebeshe me bubullima. Reshjet e shiut vende-vende vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.
2.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Pasdite, vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullimë.
3.09 – Pjesërisht vranët, më ngrohtë.
4.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore.
5.09 – Fillimisht kryesisht me diell. Pasdite më vonë mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Temperaturat mjaft të luhatshme në ditët vijuese, maksimalet zbresin edhe deri në 21C ditën e premte, por në fundjavë shënojnë rritje deri në 28C. Ndërsa, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes gradule edhe mbi vlera mesatare.
Të tjera
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...
-
Breshëri shkakton kaos në Han të Elezit, thyhen xhamat e veturave
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit...
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...