Lajme

Parashikimi i Agim Bahtirit: Regjimi i Vuçiqit do të bjerë nesër!

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 24 Tetor 2026

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përfshirë ata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të dalin në votime dhe të mbështesin përfaqësimin politik shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka deklaruar se shqiptarët meritojnë përfaqësim dinjitoz, të drejta të garantuara dhe një të ardhme ku zëri i tyre nuk anashkalohet.

“Regjimi i Vuçiqit do të bjerë nesër!”, ka shkruar Bahtiri, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

-Advertisement-

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve dhe të votës demokratike për të siguruar përfaqësim politik.

“Bashkimi është forcë, përfaqësimi është dinjitet!”, ka shkruar deputeti Bahtiri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy