Lajme

Parandalohet kontrabandimi i një sasie të arit në pikën kufitare Hani i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 07 September 2022

Një person i dyshuar me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, është ndaluar sot nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).

Policia e Kosovës pas informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janëmarr me procedra të mëtejme.

-Advertisement-

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera