Lajme

Parandalohet kontrabanda me mallra ushqimore në vlerë rreth dy mijë euro, po vinin nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 23 August 2024

Dogana e Kosovës ka parandaluar sot një tentim kontrabande me mallra ushqimore me vlerë rreth dy mijë euro.

Kjo u bë e ditur nga vetë dogana, teksa kanë njoftuar se një shtetas kosovar po drejtonte një automjet transportues me targa vendore, e që i cili po vinte ilegalisht nga Serbia

“Prishtinë më 22 Gusht 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS. Në brezin kufitar që lidh fsh.Breznice-SRB me fsh. Karaqeve e poshtme -RKS nga njësitet e lartcekura është identifikuar automjeti transportues me targa vendore i cili vinte ilegalisht nga Serbia. Pas përcjelljes nga njesitet e lartcekur është arritur të ndalet, gjatë kontrollit tē automjeti i cili drejtohej nga shetas kosovar, është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2000 euro”, thuhet në postimin e Doganës së Kosovës.

-Advertisement-

Njëherit, thuhet se mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, Dheu i Bardhë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera