Lajme

Paralajmërohen masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 10 October 2021

Qendra e Studentëve në Prishtinë këtë vit do të strehojë rreth katër mijë studentë.

Mirëpo edhe këtë vit, sikur vitet tjera disa studentë të cilët pranohen në konvikte, tentojnë të shesin kartelet e tyre.

Kjo dukuri sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

-Advertisement-

Sfishta tha se do të marrin masa radikale ndaj atyre që tentojnë të bëjnë manipulime të tilla.

“Ata studentë që kanë tentuar ta shesin atë vend që ju ka takuar, e që iu ka nda nga Qendra e Studentëve për ata studentë do të merren masa radikale që vitin e ardhshëm nuk kanë as mundësi të aplikojnë për një vend në Qendrën e Studentëve”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Sfishta bëri thirrje që studentët të mos shesin vendet e tyre.

“Ju bëj thirrje atyre që kanë tendencë të shesin vendin të mos e bëjnë atë pasi që është në dëm të tyre”, tha mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera