Lajme

Paralajmërimet për atentat ndaj zyrtarëve të LDK-së, reagon ambasadori francez

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 20 January 2023

Ambasadori francez Olivier Guerot ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve janë shqetësuese.

Ai tha se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.\

-Advertisement-

Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.

Këtë e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala.

“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”.

Ai kishte thënë se atentati është planifikuar për arsye politike.

Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për attentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

Planifikimi për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së, edhe AKI pjesë e hetimeve

Planifikimi për atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të LDK-së, eksperti i sigurisë: Rrezik serioz për të apostrofuarit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera