Planifikimi për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së, edhe AKI pjesë e hetimeve

Autori: Elvira Haxhiu
11:47 | 19 January 2023
Të mërkurën është bërë e ditur për një planifikim për atentat ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se hetimet e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast janë duke u mbështetur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) si dhe shërbime të Inteligjencës të shteteve mike të vendit.
Ai madje konfirmon se tashmë dihen edhe emrat e të dyshuarve që kanë planifikuar këtë atentat, mirëpo që nuk mund të bëhen publik për shkak se e pengon procesin e hetimeve.
“Në këto momente kur janë duke zhvilluar hetime intensive nga policia e Kosovës e cila është duke u mbështetur edhe nga Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë si dhe shërbime të Inteligjencës të shteteve mike të republikës së Kosovës, është natyrale të mos përmendim emrat e personave apo grupeve të cilat kanë planifikuar atentatin, ngase mund të dëmtojmë seriozisht hetimet” , ka thënë ai për Infokus.
Derisa këtë planifikim për atentat Elezi po e sheh si rrezik mjaft serioz.
Gjithashtu, ai ka thënë se kemi të bëjmë me një alarm serioz sigurie për deputetët e Republikës së Kosovës.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me një alarm serioz sigurie për deputetët e Republikës së Kosovës si dhe zyrtarët e lartë të LDK-së, andaj mund të vlerësojmë si rrezik serioz për të apostrofuarit”, ka thënë ai.
Deputeti i cili po ashtu ishte cak i këtij planifikimi për atentat, Armend Zemaj, të mërkurën ka thënë se gjithçka ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës.
“Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë i dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.
Ndërkaq, sipas nënkryetarit të LDK-së, Kujtim Shala ky planifikim për atentat ka motivacion politik.
“Ka të bëj me motivacion politik. Thuhet që gjithë kjo po drejtohet kundër kundërshtarit kryesor politik. Kaq ka informata. Unë s’mund të implikojë askënd në këtë mënyrë”, ka thënë Shala të mërkurën.
“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka thënë tutje ai.
Planifikimi për atentat ndaj Abdixhikut dhe deputetëve të tjerë të LDK-së, e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani, ka thënë për Infokus se PK ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...