Fokus

Para publikimit të pamjeve se si u vr* 18 vjeçari në Podujevë, axha i tij ngriti dyshimet se policia po mundohet ta inskenojë rastin si “ther*e me thikë”

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 22 January 2024

Një rast i rëndë ndodhi në Podujevë ku në 18 vjeçar u vra nga dy të rinj, njëri 17 e tjetri 16 vjeçar, të cilët fillimisht e goditën atë me veturë e më pas me një shkop e goditën disa herë në kokë.

Të dielën gjatë ditës mediat publikuan pamjet e këtij rasti të kamerave të sigurisë, pra të momentit kur ndodhi ngjarje e rëndë, derisa i riu vdiq ditë më pas në QKUK duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Pamjet në media konkretisht nga portali Insajderi u publikuan pasi në ditën e varrimit axha i të ndjerit i cili ishte jetim, në një deklaratë për Gazetën Infokus ngriti dyshimet se policia ishte munduar që rastin ta inskenonte si “therje me thikë”.

-Advertisement-

Në raportin e 14 janarit policia e Kosovës në raportin zyrtar këtë rast e kishtë cilësuar si “vrasje në tentativë” pasi Lulzim ishte ende gjallë dhe po trajtohej në QKUK, si dhe në këtë raport thuhej se “lëndimet janë shkaktuar me thikë”.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia në raportin e 14 janarit.

Derisa pati reagime pa fund se pse u publikuan pamje të tilla kaq të rënda në media, duke mos marrë parasysh familjen e 18 vjeçarit dhe dhimbjen e tyre ishte vetë axha i tij ai që hodhi dyshimet në ditën e varrimit se rasti nuk po trajtohej siç duhet nga organet e drejtësisë.

Dëgjojeni më poshtë deklaratën e tij dhënë për Gazetën Infokus, pak para varrimit të nipit të tij 18 vjeçar i cili u vra brutalisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera