Auto&Tech

Para modelit Series 8, BMW-ja prezanton versionin për gara

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 13 September 2017

Edhe pse ende nuk është prezantuar gjenerata e re e BMW Series 8, as modeli sportiv M8, BMW tashmë ka përgatitur versionin për gara.

BMW Motorsport në panairin e veturave që mbahet këto ditë në Frankfurt, ka prezantuar versioni për gara M8 GTE, transmeton Koha.net.

M8 GTE karakterizohet me paketën për aerodinamikën, amortizatorët e veçantë, frenat e forta, sistemin e shkarkimit të gazrave, si dhe me enterier të veçantë. Po ashtu, M8 GTE është më i lehtë e më i fuqishëm për dallim nga modeli për gara BMW M6 GTLM.

-Advertisement-

Gjithashtu, M8 GTE vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet deri në 500 kuajfuqi, në kombinim me marshin me gjashtë shpejtësi.

BMW M8 GTE në pistat e garave do të shfaqet në fillim të sezonit të ardhshëm, në janar të vitit 2018 në 24 Hours of Daytone, por më e rëndësishme është se ky model do të marrë pjesë edhe në garën 24 Hours of LeMans.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera