Rozë

“Paqe dhe dashuri”, Cristiano Ronaldo publikon një fotografi të ëmbël me të dashurën

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 19 May 2018

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është pa dyshim një ndër figurat më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Ai numëron hiq më pak se 120 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Shpesh, ai ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme e tij, gjersa nuk heziton të publikojë edhe imazhe me familjarët e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Georgina Rodriguez.

” Paqe dhe dashuri”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu një jete të qetë dhe të lumtur që e gëzojnë çifti.

Ata së bashku kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina.

Përndryshe, Cristiano është duke u bërë gati për Ligën e Kampionëve, e cila mbahet më 26 maj në Kiev të Ukrainës. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera